Projekti / Financimi

Përmbajtja dhe qëllimiet e projektit

Sipas cështjes së Edukimit për Zhvillim të Qëndrueshëm ka një mungesë ndërgjegjësimi dhe të burimeve financiare për të përfshirë EZHQ në sistemin e shkollës së lartë. Në një dokumet për rektorët në Shkollën e Verës në Luneburg, Gjermani, 2011, në zbatimin e qëndrueshmërisë në punën kërkimore dhe mësimdhënien në institucionet e Europës Lindore të shkollave të larta, pjesëmarrësit nga Shqipëria theksuan: “ Hartuesit tanë të politikave edukative dhe skuadrat e qeverisjes së universiteteve nuk janë mjaftueshëm të ndërgjegjësuara për zhvillimet në nivel të BE-së dhe të OKB, të bazuar në dokumentet ekzistuese si strategjitë e OECD , dhe gjithashtu marrin strategjitë tona kombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të edukimit për Zhvillim të Qëndrueshëm në konsideratë”.

Duke iu adresuar prioritetit rajonal të Ballkanit Perëndimor 'njohuri-trekëndëshi shkollim- punë kërkimore – inovacion “ ky projekt synon të themelojë një rrjet rajonal shkencë-shoqëri për inovacionet e qëndrueshmërisë në Shqipëri dhe Kosovë. Këto objektiva janë për të forcuar lidhjen dhe bashëkpunimin e institucioneve të arsimit të lartë, punës kërkimore dhe praktikës si dhe të promovojnë cështjet e të mësuarit të përbashkët dhe qëndrueshmërisë inovative përmes workshop të strukturuar për të mbrojtur ndërtimin e kapaciteteve si dhe të menduarin sistematik dhe holistik. Si rrjedhojë, objektivat specifike janë për të identifikuar palët e interest rajonal në fushën e arsimit të lartë, punës kërkimore dhe praktikës për zhvillim të qëndrueshëm, për të themeluar një rrjet shkencë shoqëri për inovacione të qëndrueshme, për të zhvilluar material mësimdheieje inovative dhe metodologji për institucionet e arsimit të lartë, dhe së fundmi, për të zhvilluar dhe drejtuar workshop të mirëstrukturuar dhe kurse trainimi për bashkëpunimin shkencë-shoqëri.

Për të arritur këto objektiva, anëtarët e konsorciumit u përzgjodhën sipas kompetencave metodologjike, kapaciteteve dhe njohurive. Për më tepër, ata sigurojnë një prezantim të përgithshëm të palëve të interesit të projektit. Si rrjedhojë, Konsortiumi përbëhet nga 4 shqiptarë, 3 kosovarë dhe 4 universitete të BE. Për më tepër, 2 organizata të shoqërisë civile një për cdo vend partner dhe 2 qendra rajonale të ekspertizës janë të përfshira. Target group i drejtpërdrejtë do të jenë institucione të shkollimit të lartë: lektorë, kërkues, studentë, institucione kërkimore dhe partner rajonalë, si rrjete, OJQ dhe agjenci të zhvillimit rajonal. Për më tepër, politikbërësit do të përfitojnë në mënyrë indirekte.


Project Funding
 
 
Projekti 543742-TEMPUS-1-2013-1-AT-TEMPUS-JPHES sipas marrëveshjes 2013-4562/001-001 është financuar me mbështetjen e programit TEMPUS të BE-së.

logo unigraz    logo boku    logo leuphana    logo limerick     logo tirana     logo polis     logo durres     logo agricultural university     logo riinvest college      logo universum college    logo haxhi zeka v2     logo qskn    logo indep

logo tempusKy projekt është financuar me mbështetjen e TEMPUS të Bashkimit Europian. Përmbajtjet pasqyrojnë pikëpamjet vetëm të autorëve, dhe Komisioni Europian nuk mund të konsiderohet përgjegjës për çfarëdo lloj përdorimi që mund t’i bëhet informacionit të gjendur këtu.